Vizioni :  “TUNAMAR” Sh.p.k

Kompania tek e cila Asgjë nuk është e pamundur dhe ku detajet bëjnë diferencën.

Vlerat:  “TUNAMAR” Sh.p.k

Vlera jonë më e madhe është cilësia dhe jetëgjatësia e punimeve që ne ofrojmë.

Jemi një kompani që karakterizohet nga këto parime kryesore:

1-Korrektësia në realizimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve.
2-Përgjegjshmëria për të arritur rezultate të sukseshme në kohë rekord.

Saktësi dhe Cilësi

Këto dy pika janë kyce për mbarëvajtjen e kompanisë tonë. Mundohemi që në cdo kohë, në cdo procedurë në fushën ku ne operojmë të jetë e saktë dhe sa më cilësore në mënyrë që klientët të mbeten të kënaqur. Kjo është më se e dukshme pasi vetëm nëpërmjet një pune të palodhshme dhe të bukur kemi arritur të fitojmë besimin në tër tregun Shqiptar.

Shoqëria “TUNAMAR” Sh.p.k është një kompani e cila vepron Ekskluzivisht ne sektorin e e Furnizim, Tregëtim Peshore Elektronike Industriale (automobilistike dhe hekurudhore) me kapacitet nga 1 deri 180 ton e cila operon me përgjegjësi të madhe ndaj cdo klienti dhe cdo partneri.

Me një experience të madhe dhe me një klientelë mjaft të gjerë në të gjithë Shqipërinë, shoqëria jonë vazhdon historitë e suksesit duke ofruar shërbimet dhe produktet, më profesionale, funksionale dhe të sigurta.

Emri ynë është garancia jonë kundrejt cdo klienti duke siguruar cilësinë e shërbimit tonë si një nga shtyllat kryesore. Njihemi kudo në vend , atje ku kërkohet devotshmëri , korrektësi dhe efektivitet.

Nisur nga Avantazhi që rezulton në shumë Studime që lidhen me Krahasimin e fortësisë së tri materialeve: çelik, dru, beton ku del në pah qartazi se : një konstruksion i njëjtë me karakteristika të njëjta gjeometrike, i realizuar nga çeliku, është më i lehtë pothuajse katër herë nga ai i realizuar prej betoni, dhe 1,6 herë më i lehtë nga ai i realizuar prej druri.

Si dhe Bashkëpunimi Solid me kompanitë më të mirënjohura të huaja dhe shqiptare si: BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD, FUSHE KRUJA CEMENT, KASTRATI SH.A ALBSTAR, BOLV-OIL, ALBCHROME, SIDENOR A.S, AYDINER A.S, EDIL CENTER etj, të cilat kanë garantuar një shtrirje akoma më të gjerë të kompanisë sonë, duke e frymëzuar atë që të përpiqet cdo ditë e më shumë për të zgjeruar Aktivitetin e saj.

– Tashmë që nga fillimi i këtij viti, Kompania jonë vendosi të Investojë,duke sjellë një risi në treg,
përvec Peshoreve Elektronike,

– gjithashtu edhe në fushën: – Import – Export, Projektim, Përpunim dhe Tregëtim i të gjitha llojeve të Konstruksioneve Metalike  apo nënprodukteve të tyre si: Kapanon Indrustrial, Tenda Metalike, etj sipas kërkesave të klientëve duke kombinuar më së miri çmimin me cilësinë superiore të produkteve të saj.

E bazuar në Përsosmeri, si dhe në Eksperiencën e gjatë në këtë fushë dhe në një staf të përkushtuar e profesional, garanton shërbime të standarteve te larta duke zbatuar në kohë rekord të gjitha projektet.

“TUNAMAR” Sh.p.k është afër cdo individi, biznesi të vogël, biznesi të mesëm, afër cdo korporate dhe institucioni shtetëror i cili kërkon shërbimet dhe produktet tona me kualitete te larta e me cmime konkuruese.

Tek ne do te gjeni: Novacion, Lidhshmëri, Eficiencë dhe Siguri Ekstra.