RRETH NESH

TUNAMAR Sh.p.k

TUNAMAR Sh.p.k, është një kompani e dedikuar për të ndihmuar klientet e saj të maksimizojnë produktivitetin, efikasitetin dhe sigurinë duke përmirësuar përfitimin në ushtrimin e aktivitetit të tyre.

Tunamar Sh.p.k është e vetmja kompani që prej vitit 2014 e Autorizuar me vendim Administrativ Nr. 3 më datë 21.07.2014 nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në Shtetin e Shqipërisë, për të realizuar riparimin, verifikimin dhe vulosjen e instrumentave matës, ligjërisht të kontrolluar. Ne krenohemi në ofrimin e sherbimeve fleksibile dhe me standarte për klientët tanë. Zgjidhjet tona ndryshojnë në kompleksitetin e varianteve nga sistemet e peshimit manual deri ne sistemet e teknologjisë bashkëkohore të automatizuara si, peshore për kamione, peshore hekurudhore, peshore industriale, peshore aksiale, peshore për kafshët, peshore vinçi të levizshme, bazamente të peshoreve elektronike, sisteme dinamike të peshimit, peshore sillosi si dhe furnizimeve të pajisjeve të ndryshme.

SYNOJMË TË OPTIMIZOJMË PRODUKTIVITETIN TUAJ

NË 14 VITE MISIONI YNË NUK KA NDRYSHUAR

Objektivat e vendosur janë të arritshëm falë forcës, profesionalizmit, përsosmërisë dhe pasionit të punonjësve tanë. Ata përfaqësojnë “Tunamar Sh.p.k” çdo ditë me etikën e tyre, produktivitetin, punën në grup dhe performancën e shkëlqyer. Tunamar Sh.p.k është e specializuar në tri veprimtari kryesore që konsistojnë në prodhimin, vendosjen në punë dhe mirëmbajtjen e peshoreve elektronike industriale.

Tunamar Sh.p.k kujdeset për të prodhuar peshore elektronike ne tonazh cilësore dhe me standarte të larta sipas kërkesave të konsumatorëve

Mirëmbajtja e peshoreve elektronike si dhe ofrimi i shërbimit në çdo rast defekti, duke realizuar me sukses riparimin e tyre në kohë rekord

Trajnimet për çdo lloj funksioni të ndryshëm, në lidhje me përdorimin e programit të databazës së peshoreve elektronike