TUNAMAR Sh.p.k
TUNAMAR Sh.p.k, është një kompani e dedikuar për të ndihmuar klientet e saj të maksimizojnë produktivitetin, efikasitetin dhe sigurinë duke përmirësuar përfitimin në ushtrimin e aktivitetit të tyre.
Tunamar Sh.p.k është e vetmja kompani që prej vitit 2014 e Autorizuar me vendim Administrativ Nr. 3 më datë 21.07.2014 nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në Shtetin e Shqipërisë, për të realizuar riparimin, verifikimin dhe vulosjen e instrumentave matës, ligjërisht të kontrolluar. Ne krenohemi në ofrimin e sherbimeve fleksibile dhe me standarte për klientët tanë. Zgjidhjet tona ndryshojnë në kompleksitetin e varianteve nga sistemet e peshimit manual deri ne sistemet e teknologjisë bashkëkohore të automatizuara si, peshore për kamione, peshore hekurudhore, peshore industriale, peshore aksiale, peshore për kafshët, peshore vinçi të levizshme, bazamente të peshoreve elektronike, sisteme dinamike të peshimit, peshore sillosi si dhe furnizimeve të pajisjeve të ndryshme.
NË 14 VITE MISIONI YNË NUK KA NDRYSHUAR
Tunamar Sh.p.k kujdeset për të prodhuar peshore elektronike ne tonazh cilësore dhe me standarte të larta sipas kërkesave të konsumatorëve
Mirëmbajtja e peshoreve elektronike si dhe ofrimi i shërbimit në çdo rast defekti, duke realizuar me sukses riparimin e tyre në kohë rekord
Trajnimet për çdo lloj funksioni të ndryshëm, në lidhje me përdorimin e programit të databazës së peshoreve elektronike

ENGLISH


