CORONA VIRUS – SE BASHKU NE DO TJA DALIM MBANE
Të nderuar Klientë dhe Miq,
Ne ju kontaktojmë në një moment të vështirë.
Duke qenë se Coronavirus, Covid-19 ka shtyrë shumicën e aktiviteteve.
Shqetësimi ynë i parë është shëndeti dhe siguria e punonjësve tanë.
Për këtë arësye, TUNAMAR Sh.p.k në përputhje me udhëzimet tona qeveritare aktualisht:
1- Stafi Operacional punon nga shtëpia dhe pjesë risht në zyrë,
2- Prodhimi është duke punuar në ndërrime turnesh dhe sejcili prej punonjësve përdor më shumë hapësirë e distancë nga kolegu i tyre.
3- Teknikët në Terren për pjesën e Shërbimeve të Riparimeve dhe Mirëmbajtjes se Instrumentave matës të Kompanive tuaja janë të pajisur me mjetet e nevojshme mbrojtëse për te garantuar Siguri Maksimale të tyren si dhe të personave me të cilet kanë kontakt në vend – riparim.
Në keto momente të paparashikueshme e mjaft të vështira, Kompania Tunamar Sh.p.k, Vazhdon ti qëndrojë Besnike Klientëve të saj duke funksionuar në menyrë Operacionale e duke qenë në dispozicionin tuaj për tju ardhur sa më shpejt në ndihmë e duke shmangur të paktën bllokimin e punës suaj si pasojë e një difekti në sistemin e peshimit qe juve dispononi..
Duke Shpresuar dhe Lutur që njerëzimi së shpejti të gjejë mënyrën për të kapërcyer këtë pandemi në një mënyrë sa me paqësore
e me sa më pak humbje në cdo drejtim,
Ju urojmë të gjithëve Ju, dhe Familjes suaj: Shëndet sa më të mbarë!
Me Respekt
Administrator i Kompanise TUNAMAR Sh.p.k
Zamir DURBAKU
Rruga Kadri Hoxha,
Kusarth, Elbasan
Mob: +355 68 20 43 271
Mob: +355 69 55 68 878
E-mail: [email protected]

ENGLISH